Bota

Trump dhe Melania do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë

“Ne mezi presim të jemi atje”, shkroi sot Trump në platformën e tij sociale “Truth Social”.

Rabia İclal Turan  | 21.04.2025 - Përdıtësım : 21.04.2025
Trump dhe Melania do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë

Washington DC

Presidenti amerikan Donald Trump dhe gruaja e tij Melania do të udhëtojnë në Romë për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut, në atë që do të jetë udhëtimi i tij i parë jashtë shtetit që nga marrja e detyrës në janar, transmeton Anadolu.

“Ne mezi presim të jemi atje”, shkroi sot Trump në platformën e tij sociale “Truth Social”.

Papa 88-vjeçar vdiq nga një goditje cerebrale dhe dështimi i pakthyeshëm i zemrës më herët të hënën, tha mjeku i Vatikanit Andrea Arcangeli në certifikatën e vdekjes.

Françesku, Papa i parë i Amerikës Latine, lindi në Buenos Aires në vitin 1936 nga prindër emigrantë italianë. I shuguruar si prift jezuit në vitin 1969, ai studioi në Argjentinë dhe më vonë në Gjermani përpara se të ngrihej për të udhëhequr Kishën Katolike në 2013.

Vatikani nuk ka dhënë ende detaje për funeralin e tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın