Dildar Baykan
03 Shtator 2017•Përditësim: 03 Shtator 2017
ANKARA (AA) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump ashpër ka dënuar testimin e bombës bërthamore nga Koreja e Veriut, ndërsa atë si zakonisht e ka bërë përmes rrjetit social, raporton Anadolu Agency (AA).
“Koreja e Veriut ka kryer testim të madh bërthamor. Fjalët e saj edhe më tej janë armiqësore dhe paraqesin rrezik për SHBA-të”, shkroi Trump në Twitter.
Trump tha se Koreja e Veriut është një kërcënim dhe turp për Kinën, e cila po përpiqet të ndihmojë pa sukses.
“Ashtu siç kam thënë edhe më herët, Koreja e Jugut kupton se negociatat me Korenë e Veriut nuk do të sjellin kurrfarë rezultatesh. Ata vetëm një gjë e kuptojnë”, porositi Trump.
Dridhje e fuqishme e tokës u regjistrua sot herët në mëngjes në afërsi të qytetit Hamgyong të Koresë së Veriut, ku gjendet kompleksi ushtarak bërthamor Punggyein.