Bota

Trump: Izraeli “ka për të mbaruar keq” nëse Harris fiton zgjedhjet

“Nëse nuk i fitoj këto zgjedhje, Izraeli, me partneren Kamala Harris në krye të SHBA-së, ka për të mbaruar keq. Izraeli do të zhduket. Një vit, dy vjet, Izraeli nuk do të ekzistojë më”, tha Trump

Diyar Güldoğan  | 08.09.2024 - Përdıtësım : 08.09.2024
Trump: Izraeli “ka për të mbaruar keq” nëse Harris fiton zgjedhjet Foto: AA/Arkiv

Washington DC

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Izraeli “ka për të mbaruar keq” nëse zv/presidentja Kamala Harris zgjidhet në Shtëpinë e Bardhë në nëntor, transmeton Anadolu.

“Nëse nuk i fitoj këto zgjedhje, Izraeli, me partneren Kamala Harris në krye të SHBA-së, ka për të mbatuar keq. Izraeli do të zhduket. Një vit, dy vjet, Izraeli nuk do të ekzistojë më”, u tha Trump mbështetësve në shtetin Wisconsin.

Kandidati republikan pretendoi se ai është “i vetmi” që mund t’i japë fund kaosit në Lindjen e Mesme dhe të parandalojë Luftën e Tretë Botërore.

“Më mirë të fitoj, më mirë të fitoj ose do të keni probleme siç nuk i kemi pasur kurrë. Mund të mos na mbetet asnjë vend. Mund të jenë zgjedhjet tona të fundit”, tha ai.

Trump dhe Harris po përgatitet për debatin e tyre të parë presidenciale, i cili do të moderohet të martën nga David Muir dhe Linsey Davis nga ‘ABC News’ në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.