Bota

Trump: Ka "shans shumë të mirë" për marrëveshje Rusi-Ukrainë këtë javë

“Kemi pasur takime shumë të mira për Ukrainën dhe Rusinë”, tha presidenti amerikan

Rabia İclal Turan  | 21.04.2025 - Përdıtësım : 21.04.2025
Trump: Ka "shans shumë të mirë" për marrëveshje Rusi-Ukrainë këtë javë

Washington

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se ka një “shans shumë të mirë” që Rusia dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje këtë javë për t’i dhënë fund luftës trevjeçare, raporton Anadolu.

“Ka një shans shumë të mirë”, u tha Trump gazetarëve pas një pyetjeje nëse mendon se Moska dhe Kievi mund të arrijnë një marrëveshje këtë javë.

“Kemi pasur takime shumë të mira për Ukrainën dhe Rusinë”, shtoi ai.

Komentet e tij erdhën gjatë ngjarjes vjetore “Easter Egg Roll” me rastin e Pashkëve të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

Për bisedimet bërthamore SHBA-Iran, Trump tha: “Kemi pasur takime shumë të mira për Iranin”.

Lidhur me tensionet tregtare me BE-në, Trump shprehu besimin se do të arrihet një zgjidhje, duke thënë: “Në fund do të kemi një marrëveshje me këdo”.

I pyetur në lidhje me raportimet se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ka ndarë përsëri detaje të ndjeshme rreth sulmeve ajrore të planifikuara amerikane në Jemen në një bisedë private në platformën Signal, Trump shprehu mbështetje të fortë për shefin e mbrojtjes.

“Ai po bën një punë të shkëlqyer. Pyetni Houthit se si po ia kalojnë”, tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın