Bota

Trump kërcënon Meksikën me tarifa nëse nuk ndalon hyrjen e emigrantëve në SHBA

"Një nga thirrjet e mia të para është për Meksikën. Mos i lejoni njerëzit të kalojnë kufijtë tanë", tha Trump

Mehmet Alaca  | 05.11.2024 - Përdıtësım : 05.11.2024
Trump kërcënon Meksikën me tarifa nëse nuk ndalon hyrjen e emigrantëve në SHBA

Ankara

Përderisa vazhdon numërimi mbrapsht për zgjedhjet presidenciale në SHBA, kandidati republikan Donald Trump tha se do të vendosë tarifa doganore prej 25 për qindësh ndaj Meksikës nëse nuk arrin të parandalojë hyrjen e emigrantëve të parregullt në SHBA, raporton Anadolu.

Trump në fjalimin e tij në tubimin që u mbajt në Karolinën e Veriut, kërcënoi Meksikën, një nga partnerët më të mëdhenj tregtar të SHBA-së.

"Një nga thirrjet e mia të para është për Meksikën. Mos i lejoni njerëzit të kalojnë kufijtë tanë", tha ai.

"Jemi duke u pushtuar nga Meksika. Nëse nuk e ndalin këtë sulm të kriminelëve dhe drogës në vendin tonë, unë do të vendos menjëherë një tarifë doganore prej 25 për qind për gjithçka që dërgojnë në SHBA", shtoi Trump.

Sipas tij, ky plan "ka mundësi prej 100 për qind që të funksionojë", duke theksuar: "Nëse nuk funksionon do ta bëj 50 e nëse as kjo nuk funksionon do ta bëj 75. Ndërsa për djemtë e fortë do ta bëj 100".

Shumë ekonomistë mendojnë se tarifat e paralajmëruara nga Trump do të kenë efekt të kundërt.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın