Dildar Baykan
29 Tetor 2020•Përditësim: 30 Tetor 2020
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka ofruar një mesazh mbështetës Francës pas sulmit me thikë në Nice, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, Trump tha se qëndrojnë pranë popullit të Francës.
"Amerika është me aleatin e saj më të vjetër në këtë luftë. Këto sulme radikale islamike terroriste duhet të ndalen menjëherë. Franca ose cilido vend tjetër nuk mund t'i pranojë këto", shkroi Trump.
Tre njerëz humbën jetën dhe shumë u plagosën në një sulm me thikë në Kishën Notre Dame në Nice të Francës.