Bota

Trump: Premtimi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në 24 orë ishte “pak sarkastik”

“Ajo që dua të them në të vërtetë është se do të doja ta zgjidhja atë dhe mendoj se do të jem i suksesshëm”, tha presidenti amerikan

Asiye Latife Yılmaz  | 15.03.2025 - Përdıtësım : 15.03.2025
Trump: Premtimi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në 24 orë ishte “pak sarkastik” Foto: AA/Arkiv

Istanbul

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se komentet e tij për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë brenda 24 orëve ishin “pak sarkastike”, transmeton Anadolu.

“Epo, unë isha pak sarkastik kur e thashë këtë”, tha Trump në një intervistë për programin televiziv ‘Full Measure’, ku u pyet për premtimet e tij për fushatën elektorale.

“Ajo që dua të them në të vërtetë është se do të doja ta zgjidhja atë dhe mendoj se do të jem i suksesshëm”, tha presidenti amerikan.

Sipas video-klipit të shpërndarë para se episodi të transmetohet nesër, Trump gjithashtu u pyet se çfarë do të bëjë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, refuzon një armëpushim.

“Lajm i keq për këtë botë, sepse kaq shumë njerëz po vdesin, por mendoj se ai do të pajtohet. Me të vërtetë mendoj. Mendoj se e njoh shumë mirë dhe mendoj se do të pajtohet”, tha ai.

Gjatë fjalimit të tij të fushatës presidenciale në një ngjarje në maj të vitit 2023, Trump tha: "Ata po vdesin, rusët dhe ukrainasit. Unë dua që ata të mos vdesin më. Dhe unë do ta bëj këtë. Do ta bëj brenda 24 orësh”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın