Övünç Kutlu,Gülbin Yıldırım
16 Shtator 2016•Përditësim: 16 Shtator 2016
NEW YORK (AA) - Kandidati i republikanëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe biznesmeni Donald Trump ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet do të mundësojë një rritje ekonomike prej 3.5 për qind gjatë 10 viteve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim në Klubin Ekonumik të New York-ut Trump është shprehur se në rast se do të mund të zgjidhet si president në zgjedhjet e 8 nëntorit ekonomia e SHBA-së në 10 vitet në vijim do të rritet me 3.5 për qind.