Bota

Trump pretendon për mashtrime të votuesve në Filadelfia, zyrtarët hedhin poshtë pretendimin

Komisari i qytetit të Filadelfias, Seth Bluestein, një zyrtar zgjedhor republikan përgjegjës për mbikëqyrjen e procesit të votimit të qytetit, i kundërshtoi menjëherë këto akuza

Muhammed Yasin Güngör  | 06.11.2024 - Përdıtësım : 06.11.2024
Trump pretendon për mashtrime të votuesve në Filadelfia, zyrtarët hedhin poshtë pretendimin Foto: AA/Arkiv

Istanbul

Derisa votimi vazhdon në SHBA, ish-presidenti Donald Trump ka ngritur akuza për mashtrime zgjedhore në qytetin Filadelfia, pretendime që menjëherë u hodhën poshtë nga zyrtarët lokal, përfshirë nga një komisar republikan, transmeton Anadolu.

Trump u prononcua në platformën sociale ‘Truth Social’, duke pretenduar për parregullsi të përhapura në Filadelfia, një bastion i demokratëve në shtetin kyç të fushëbetejës së Pensilvanisë.

"Flitet shumë për mashtrimin masiv në Filadelfia. Zbatimi i ligjit po vjen”, shkroi Trump.

Komisari i qytetit të Filadelfias, Seth Bluestein, një zyrtar zgjedhor republikan përgjegjës për mbikëqyrjen e procesit të votimit të qytetit, i kundërshtoi menjëherë këto akuza.

"Nuk ka absolutisht asnjë të vërtetë për këtë pretendim. Votimi në Filadelfia ka qenë i sigurt", shkroi Bluestein në rrjetin social X.

Bluestein shtoi se zyra e tij mban kontakte të rregullta me Komitetin Kombëtar Republikan dhe iu përgjigj të gjitha parregullsive të raportuara në qendrat e votimit.

Miliona amerikanë sot janë drejtuar në kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e 47-të të SHBA-së, me ish-presidentin Trump në garë me zv/presidenten Kamala Harris.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.