Muhammed Bilal Kenasari
27 Tetor 2017•Përditësim: 27 Tetor 2017
WASHINGTON (AA) – Presidenti i SHBA-ve Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, potencoi nevojën për marrjen e masave nga Departamenti i Shëndetësisë lidhur me përdorimin e drogës, të cilën e vlerësoi si një nga problemet më të mëdha të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump dha fjalën se do të gjejë zgjidhje për këtë problem. “Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Ne duhet ta shpëtojmë shoqërinë tonë nga kjo epidemi e drogës. Më parë nuk ishte në këtë nivel dhe ne mund të përmendemi si gjenerata e cila i ka dhënë fund këtij problemi. Mund ta bëjmë këtë”, tha ai.
Ai epideminë e drogës në SHBA-ve e vlerësoi si “kriza shëndetësore kombëtare”.
Presidenti amerikan tha se kjo nuk mund të zgjidhet “menjëherë” duke paralajmëruar se “Ne mund të fillojmë ta zgjedhim këtë problem sidomos duke parandaluar përdorimin e të rinjve të cilët më parë nuk kanë përdorur drogë.
"Epidemitë e kohëve të fundit, sidomos vdekjet si rezultat i përdorimit të drogës, do të përkeqësohen edhe më shumë. Nëse nuk ndërhyjmë, gjendja do të përkeqësohet edhe më shumë”, tha Trump.
Sipas të dhënave të Qendrës së Kontrollit dhe të Parandalimit të Sëmundjeve më shumë se 50 mijë persona gjatë vitit 2015 humbën jetën si pasojë e përdorimit të drogës.
Ky numër në vitin 1999 ishte rreth 15 mijë. Sipas një deklarate nga kjo qendër, rastet e vdekjeve të shkaktuara nga përdorimi i drogës në 16 vitet e fundit janë rritur për 16 për qind.