Trump: SHBA po angazhohet në bisedime të drejtpërdrejta me Iranin për programin bërthamor
Trump ka kërcënuar se do të ndjekë veprime ushtarake me Teheranin nëse një marrëveshje nuk arrihet, ndërsa Irani më herët përjashtoi mundësinë e negociatave të drejtpërdrejta me Washingtonin, por u shpreh e hapur për bisedime indirekte

Washington DC
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se SHBA-ja është e angazhuar në bisedime “të nivelit shumë të lartë” me Iranin për programin bërthamor të Teheranit, duke u shprehur se negociatat janë “në interesin më të mirë të Iranit”, transmeton Anadolu.
Trump në mënyrë të përsëritur ka kërcënuar se do të ndjekë veprime ushtarake me Teheranin nëse një marrëveshje nuk arrihet, ndërsa Irani më herët përjashtoi mundësinë e negociatave të drejtpërdrejta me Washingtonin, por u shpreh e hapur për bisedime indirekte.
Në pritje të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, presidenti Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë u tha se në ndërkohë Irani ka pranuar të bisedojë drejtpërdrejtë.
“Ne po kemi bisedime të drejtpërdrejta me Iranin dhe ato kanë filluar. Do të vazhdojnë të shtunën. Ne jemi një takim shumë të madh dhe do të shohim se çfarë mund të ndodhë. Mendoj se të gjithë janë dakord se të bësh një marrëveshje do të ishte e preferueshme ndaj asaj evidente. Dhe evidentja nuk është diçka me të cilën dua të përfshihem”, tha Trump.
“Tani ne po merremi me ta drejtpërdrejtë. Dhe, ndoshta një marrëveshje do të bëhet, do të ishte e mrekullueshme, do të ishte vërtetë e mrekullueshme për Iranin”, shto ai.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.