Recep Şakar
13 Nëntor 2017•Përditësim: 13 Nëntor 2017
MANILA (AA) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, i cili u takua me homologun e tij filipinas, Rodrigo Duterte, tha se "Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, kaloi shumë suksesshëm", raporton Anadolu Agency (AA).
Trump i cili gjendet në kryeqytetin e Filipineve, Manila, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e 31-të të Liderëve të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), takoi Duterte-n në Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve. Pas takimit të cilit u zhvillua mbyllur për media, të dy liderët theksuan se takimi ka kaluar mirë.
Presidenti i SHBA-ve, Trump duke shprehur kënaqësinë që gjendet në Filipinët, tha se "Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, kaloi shumë suksesshëm. Sot kishim takime edhe me liderë të ndryshëm. Mbledhjet e ASEAN, janë organizuar në mënyrë shumë të mirë nga Filipinet dhe presidenti."
Trump nuk iu përgjigj pyetjeve për shkeljet e të drejtave të njeriut
Ndërkohë, tërhoqi vëmendjen se Trump nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse në takim është folur në lidhje me ekzekutimet jashtëligjore dhe shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë operacioneve kundër drogës në Filipine.
Ndërsa Duterte, pas takimit me Trump në Vietnam, në deklaratën e tij për mediat lokale, kishte theksuar se vendi i tij nuk zhvillon ekzekutime jashtëligjore ashtu siç pretendohet dhe se nuk mendon që kjo temë të diskutohet në mbledhje.
Ende nuk dihet nëse tema në fjalë është biseduar në mbledhjen e cila pritet që të përcaktojë drejtimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.