Bota

Trump të enjten pret në takim Netanyahu-n në rezidencën në Florida

“Mezi pret të mirëpres Bibi Netanyahu-n në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, të enjten”, shkroi ish-presidenti Trump në platformën ‘Truth Social’

Servet Günerigök  | 23.07.2024 - Përdıtësım : 23.07.2024
Trump të enjten pret në takim Netanyahu-n në rezidencën në Florida Foto: AA/Arkiv

Washington DC

Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka bërë të ditur se të enjten do të presë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në rezidencën e tij në shtetin amerikan Florida, transmeton Anadolu.

“Mezi pret të mirëpres Bibi Netanyahu-n në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, të enjten”, shkroi ish-presidenti Trump në platformën ‘Truth Social’.

"Gjatë mandatit tim të parë, ne patëm paqe dhe stabilitet në rajon, madje duke nënshkruar marrëveshjet historike të Abrahamit dhe do ta kemi përsëri. Ashtu siç kam thënë në diskutimet me presidentin Zelenskyy dhe me liderë të tjerë botëror në javët e fundit, agjenda ime PAQJA PËRMES FUQISË do t'i tregojë botës se këto luftëra të tmerrshme, vdekjeprurëse dhe konflikte të dhunshme duhet të marrin fund. Miliona po vdesin dhe Kamala Harris nuk është në asnjë mënyrë në gjendje ta ndalojë atë”, shkroi

Netanyahu do të flasë në një seancë të përbashkët të Kongresit Amerikan nesër pasdite.

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet gjithashtu të enjten me Netanyahu-n.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.