Trump tërheq SHBA-në nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Urdhri gjithashtu shkurton financimin në të ardhmen për agjencinë e refugjatëve palestineze, respektivisht Agjencinë e OKB-së për Ndihmë dhe Punë (UNRWA)
Washington
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, transmeton Anadolu.
Urdhri gjithashtu shkurton financimin në të ardhmen për agjencinë e refugjatëve palestineze, respektivisht Agjencinë e OKB-së për Ndihmë dhe Punë (UNRWA).
Në presidencën e tij të parë, Trump e tërhoqi Washingtonin nga trupi i të drejtave, vendim të cilin ligjvënësit republikanë e kritikuan për njëanshmëri të pretenduar kundër Izraelit.
Nënshkrimi i urdhrit ekzekutiv vjen në ditën kur Trump do të presë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
- Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për të rivendosur “presion maksimal” ndaj IranitTrump gjithashtu nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të rivendosur politikën e “presionit maksimal” ndaj Iranit.
“Është shumë e vështirë për Iranin”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Trump tha se është i “shqyer” me nënshkrimin e urdhrit, por theksoi se shpreson se “nuk do të duhet të përdoret ai shumë”.
Urdhri ekzekutiv urdhëron Departamentit e Thesarit të vendosë “presion maksimal ekonomik” mbi Iranin përmes sanksioneve të krijuara për të dëmtuar eksportet e naftës iraniane. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.