Bota

Trump zhvilloi një bisedë "shumë të mirë" telefonike me presidentin kinez

"Presidenti Xi dhe unë do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë botën më paqësore dhe të sigurt!", theksoi Donald Trump

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı, Saadet Gökce  | 17.01.2025 - Përdıtësım : 19.01.2025
Trump zhvilloi një bisedë "shumë të mirë" telefonike me presidentin kinez

Hamilton

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike "shumë të mirë" me presidentin e Kinës, Xi Jinping, transmeton Anadolu.

Trump njoftoi bisedën e tij telefonike me Xi në rrjetet sociale dhe shprehu optimizëm për të trajtuar çështjet kritike në bashkëpunim.

“Biseda telefonike ishte shumë e mirë si për Kinën, ashtu edhe për SHBA-në. Unë pres që ne të zgjidhim shumë probleme së bashku, duke filluar menjëherë”, tha ai.

Trump tha se ata diskutuan disa çështje kyçe, duke përfshirë tregtinë, por edhe tema që kanë të bëjnë me fentanilin dhe TikTok-un.

"Presidenti Xi dhe unë do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë botën më paqësore dhe të sigurt!", shtoi ai.

Biseda telefonike u konfirmua edhe nga agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua, e cila nuk dha detaje të mëtejshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın