Bota

Trupi i Papa Françeskut transferohet në Bazilikën e Shën Pjetrit për homazhe

Besimtarët katolikë do t'i bëjnë nderimet e tyre Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare

Shpetim Hiseni  | 23.04.2025 - Përdıtësım : 24.04.2025
Trupi i Papa Françeskut transferohet në Bazilikën e Shën Pjetrit për homazhe Foto: Barış Seçkin/AA

Shkup

Arkivoli i hapur me trupin e Papa Françeskut është transferuar në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan për homazhe, transmeton Anadolu.

Besimtarët katolikë do t'i bëjnë nderimet e tyre Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

Ceremonia mortore e papës do të mbahet të shtunën, më 26 prill, ka konfirmuar Vatikani.

Papa 88-vjeçar vdiq nga një goditje cerebrale dhe dështimi i pakthyeshëm i zemrës të hënën, tha mjeku i Vatikanit Andrea Arcangeli në certifikatën e vdekjes.

Françesku, papa i parë i Amerikës Latine, lindi në Buenos Aires të Argjentinës në vitin 1936 nga prindër emigrantë italianë. I shuguruar si prift jezuit në vitin 1969, ai studioi në Argjentinë dhe më vonë në Gjermani përpara se të ngrihej për të udhëhequr Kishën Katolike në vitin 2013.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın