Bota

Tulipanët që lulëzuan me ardhjen e pranverës zbukurojnë natyrën

Duke u rritur natyrshëm në disa pjesë të qytetit, tulipanët e përmbysur, të njohur gjerësisht si "nusja që qan" ose "lulja e mërzisë", filluan të lulëzojnë me ardhjen e pranverës

Ayhan Babat  | 01.04.2025 - Përdıtësım : 02.04.2025
Tulipanët që lulëzuan me ardhjen e pranverës zbukurojnë natyrën Foto: Ayhan Babat / AA

Şırnak

Tulipanët që lulëzuan me ardhjen e pranverës, zbukuruan natyrën në rrethin Uludere të qytetit Şırnak në Türkiye, raporton Anadolu.

Duke u rritur natyrshëm në disa pjesë të qytetit, tulipanët e përmbysur, të njohur gjerësisht si "nusja që qan" ose "lulja e mërzisë", filluan të lulëzojnë me ardhjen e pranverës.

Tulipanët janë një lloj luleje që shfaqet në pranverë, rritet papritur dhe largohet nga jeta jonë në një kohë të shkurtër. Pavarësisht se sa shpejt lindin, rriten dhe vdesin, ato i japin ngjyrë jetës së mijëra njerëzve.

Origjina e saj vjen nga Persia dhe daton që në shekullin e XVII p.e.s. Sot, njihen 150 lloje tulipanësh dhe çdo ngjyrë e kësaj luleje simbolizon diçka të veçantë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın