Ekip
14 Nëntor 2022•Përditësim: 14 Nëntor 2022
Autoritetet tuniziane njoftuan se vendi do të marrë 100 milionë euro nga Bashkimi Evropian (BE) për të ndihmuar buxhetin kombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).
"Paratë do të përdoren për të zbutur pasojat e pandemisë së koronavirusit dhe për të mbështetur ekonominë", thuhet në deklaratën e Ministrisë tuniziane të Ekonomisë dhe Planifikimit.
Agjencia shtetërore e lajmeve TAP raporton se marrëveshja do të nënshkruhet më 14 nëntor.
Tunizia është në mes të një krize të thellë politike, e cila ka çuar në përkeqësimin e kushteve ekonomike në vend që nga viti i kaluar, kur presidenti i vendit, Kais Saied, shkarkoi qeverinë dhe shpërndau parlamentin.
Në fillim të këtij muaji, vendi i Afrikës së Veriut arriti një marrëveshje paraprake me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një paketë ndihme prej 1,9 miliard dollarësh që mund të finalizohet në dhjetor.