Türkiye dhe SHBA mbajnë takim të nivelit të lartë të mbrojtjes
“Në takimin, i cili ishte pozitiv dhe konstruktiv, u zhvilluan diskutime dhe shkëmbim mendimesh për çështjet e sigurisë rajonale dhe globale si dhe për mbrojtjen dypalëshe", thuhet në deklaratë
Washington
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiye-s dhe se është mbajtur një takim i nivelit të lartë të mbrojtjes me SHBA-në në Washington, transmeton Anadolu.
“Në takimin, i cili ishte pozitiv dhe konstruktiv, u zhvilluan diskutime dhe shkëmbim mendimesh për çështjet e sigurisë rajonale dhe globale si dhe për mbrojtjen dypalëshe, trajnimin ushtarak dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Në deklaratë thuhet se takimi i radhës pritet të mbahet vitin e ardhshëm në Türkiye.
Çështjet kryesore të lidhura me mbrojtjen midis vendeve përfshijnë ofertën e Ankarasë për të blerë avionë luftarakë F-16 nga SHBA, anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe luftën e Türkiyes kundër terrorizmit, duke përfshirë grupin terrorist PKK/YPG, të cilin SHBA e mbështet.
Zyrtarët në të dy vendet kanë shprehur mundësinë që parlamenti turk dhe Kongresi i SHBA-së, së shpejti, pothuajse në të njëjtën kohë, të ndërmarrin hapa për çështjet e F-16 dhe Suedisë.
Türkiye ka kritikuar prej kohësh mbështetjen e SHBA-së për terroristët e PKK/YPG-së. Teksa Washington-i pretendon se luftojnë terroristët e DEASH-it me ndihmën e aleatëve të saj PKK/YPG, Ankaraja thotë se nuk ka kuptim përdorimi i një grupi terrorist për të luftuar një tjetër.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK – e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA dhe BE – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega e siriane e PKK-së.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.