Turqia, Bota

Türkiye dënon ashpër sulmin e Izraelit ndaj civilëve në "zonën humanitare" në Gaza

"Dënojmë ashpër sulmin e ri të Izraelit ndaj tendave me civilë në 'zonën humanitare' në Khan Younis dhe masakrën ndaj dhjetëra palestinezëve", thuhet në deklaratë

Mehmet Şah Yılmaz  | 10.09.2024 - Përdıtësım : 10.09.2024
Türkiye dënon ashpër sulmin e Izraelit ndaj civilëve në "zonën humanitare" në Gaza

Ankara

Lidhur me sulmin e ushtrisë izraelite ndaj tendave ku qëndrojnë palestinezët e zhvendosur në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Türkiyes, transmeton Anadolu.

"Dënojmë ashpër sulmin e ri të Izraelit ndaj tendave me civilë në 'zonën humanitare' në Khan Younis dhe masakrën ndaj dhjetëra palestinezëve. Qeveria gjenocidale e Benjamin Netanyahut i shtoi një të re krimeve të luftës që ajo ka kryer. Ata që kryejnë këto krime do të japin llogari patjetër përpara ligjit ndërkombëtar", thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratën e ministrisë thuhet se "Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë marshimeve për drejtësi dhe liri të palestinezëve". Në sulmin e kryer nga ushtria izraelite ndaj tendave të të zhvendosurve në Gaza humbën jetën të paktën 40 palestinezë.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, avionët luftarakë izraelitë kryen 3 sulme raketore ndaj tendave të të zhvendosurve në zonën Al-Mawasi në perëndim të Khan Younis, për të cilën pretendohet se "është e sigurt".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın