Turqia, Bota

Türkiye: GJND ligjërisht konfirmoi se Izraeli zbaton politika okupuese dhe shtypëse ndaj palestinezëve

"Komuniteti ndërkombëtar është i detyruar të miratojë një qëndrim të vendosur dhe të fortë për t'i dhënë fund praktikave të paligjshme të Izraelit", thuhet në deklaratën e MPJ-së turke

Zehra Nur Düz  | 19.07.2024 - Përdıtësım : 19.07.2024
Türkiye: GJND ligjërisht konfirmoi se Izraeli zbaton politika okupuese dhe shtypëse ndaj palestinezëve

Ankara

Ministria e Jashtme e Türkiyes vlerëson se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka konfirmuar ligjërisht se Izraeli po zbaton politika okupuese dhe shtypëse kundër palestinezëve, raporton Anadolu.

Siç thuhet në opinionin këshillues të GJND-së, "Izraeli duhet të përfundojë praninë e tij në territoret palestineze sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kompensojë dëmin që ka shkaktuar", tha ministria në një deklaratë, duke shtuar:

"Komuniteti ndërkombëtar është i detyruar të miratojë një qëndrim të vendosur dhe të fortë për t'i dhënë fund praktikave të paligjshme të Izraelit".

Në deklaratë gjithashtu thuhet se Turkiye ka mbështetur procesin në GJND duke dhënë kontribute me shkrim dhe për opinionin këshillues.

“Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të sigurojmë që krimet e kryera kundër palestinezëve, përfshirë aktet që përbëjnë gjenocid të imponuara aktualisht mbi popullin e Gazës, të mos mbeten pa u ndëshkuar”, shtoi ministria.

GJND në opinionin e saj tha se pushtimi prej dekadash i tokës palestineze nga Izraeli është "i paligjshëm" dhe duhet t'i jepet fund "sa më shpejt të jetë e mundur".

Në fund të vitit 2022, Asambleja e Përgjithshme kishte miratuar një rezolutë duke kërkuar nga GJND-ja të jepte një opinion këshillues mbi pasojat ligjore që lindin nga pushtimi izraelit i territoreve palestineze që nga viti 1967, se si politikat dhe praktikat e Izraelit ndikojnë në statusin ligjor të okupimit dhe cilat janë pasojat juridike që lindin për të gjitha shtetet dhe OKB-në nga ky status.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın