Bota

Türkiye godet 20 objektiva në Irakun verior, "neutralizon" shumë terroristë

Türkiye do të vazhdojë luftën e saj “me këmbëngulje dhe vendosmëri” kundër terrorizmit “derisa të neutralizohet terroristi i fundit”, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare

Serdar Dincel  | 02.09.2024 - Përdıtësım : 03.09.2024
Türkiye godet 20 objektiva në Irakun verior, "neutralizon" shumë terroristë

Istanbul

Türkiye ka goditur sot 20 objektiva në rajonet Zap, Hakurk, Gara, Qandil, Asos dhe Metina të Irakut verior ku ishin të vendosur disa drejtues të organizatës terroriste PKK, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu.

Duke theksuar se goditja ndodhi në një operacion ajror në përputhje me “të drejtën tonë për vetëmbrojtje që rrjedh nga neni 51 i Kartës së OKB-së”, ministria shkroi në X: “Gjatë operacionit ajror, u shkatërruan 20 objektiva të përbërë nga shpella, bunkerë, strehimore, depo dhe objekte të përdorura nga organizata terroriste”.

Ajo shtoi se një numër i madh terroristësh u vranë si rezultat i operacionit.

Duke theksuar se “u morën të gjitha masat” për të shmangur dëmtimin e “civilëve të pafajshëm, elementëve miqësorë, aseteve historike dhe kulturore dhe të mjedisit” gjatë operacionit, ministria theksoi se Türkiye do të vazhdojë luftën e saj “me këmbëngulje dhe vendosmëri” kundër terrorizmit “derisa të neutralizohet terroristi i fundit”.

Në fushatën e saj terroriste 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë, foshnja dhe të moshuar.

PKK-ja terroriste është e njohur për përdorimin e Irakut verior, pranë kufirit turk, si një strehë për të planifikuar sulme terroriste në Türkiye.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın