Bota

Türkiye, imami u mundëson fëmijëve të përjetojnë emocionet e Ramazanit përmes aktiviteteve

Imami Veysel Kadir Kapan luan lojëra me fëmijët dhe u jep dhurata të ndryshme, që fëmijët të përjetojnë emocionet e Ramazanit

Hacı Özkan  | 12.03.2025 - Përdıtësım : 13.03.2025
Türkiye, imami u mundëson fëmijëve të përjetojnë emocionet e Ramazanit përmes aktiviteteve

Aksaray

 Veysel Kadir Kapan, imami i xhamisë në qytezën Eskil të qytetit turk Aksaray, pas teravisë luan lojëra me fëmijët dhe u jep dhurata të ndryshme për t'iu mundësuar atyre të përjetojnë emocionet e Ramazanit.

Kapan, imami i Xhamisë Çulfa vendosi në zbatim aplikacionin "cami market" (Marketi i Xhamisë) dhe bleu lojëra të ndryshme për të bërë fëmijët të përjetojnë emocionet e Ramazanit.

Pas namazeve të teravisë, fëmijët argëtohen duke luajtur me Kapan lojëra të ndryshme si pingpong, futboll tavoline, jenga, bowling, shah dhe gara për mbledhjen e kupave.


- "Ndonjëherë luajmë lojëra inteligjente dhe ndonjëherë bëjmë aktivitete argëtuese"

Kapan tha për Anadolu se ai krijoi aplikacionin "cami market" me produkte të ndryshme ushqimore si çokollatë dhe vaferë dhe përgatiti lojëra të ndryshme që fëmijët të vinin në xhami.

Duke theksuar se namazet e teravisë bëhen më të këndshme me pjesëmarrjen e fëmijëve, Kapan tha: "Pas namazit të taravisë, ne nganjëherë luajmë lojëra inteligjente dhe nganjëherë bëjmë aktivitete argëtuese. Aktivitetet tona përfundojnë me blerjen e ushqimeve që duan fëmijët nga 'cami market'. Falë kësaj, fëmijët tanë që vijnë në xhami mësuan të jenë muezinë, të këndojnë ilahi, të lexojnë Kur'an dhe ezanin. Pamë që fëmijët tanë frekuentuan xhaminë intensivisht me projektin tonë të xhamisë".


- Fëmijët janë të kënaqur me aplikacionin

Një nga fëmijët që ka ardhur në xhami, 11-vjeçari Ömer Öksün deklaroi se kishte kaluar një kohë të këndshme në xhami.

Öksün, tha se gjyshi i tij ndonjëherë dëshironte të falej në shtëpi kur ishte i lodhur, ndërsa shtoi se "Kurse unë detyroj gjithashtu të falë taravitë në xhami. Falemi së bashku. Pas namazit, bëjmë lojëra të bukura dhe konsumojmë ushqimet që kemi blerë nga aplikacioni".

Kurse 12-vjeçari Ali Akif Şahin tha se ka kaluar kohë shumë të bukur falë projektit Ai tregoi se ka mësuar të jetë muezin pasi filloi të vinte në xhami.

"Unë lexoj Kur'an dhe falem. Është shumë bukur për ne. Ne falim namazin e teravive me shokët. Më pas fillon koha e aktivitetit dhe pasi bëjmë blerjet në market ne nisemi për në shtëpi", tha Şahin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.