Türkiye, Parku Natyror "Gölcük" merr një bukuri ndryshe me reshjet e borës në mars
Vizitorët në parkun natyror shijuan pamjen me borë duke ecur përreth liqenit dhe duke bërë foto në skelë

Bolu
Parku Natyror "Gölcük" në qytetin Bolu të Türkiyes, i njohur për bukuritë e tij natyrore, u mbulua me të bardha pas reshjeve të borës, raporton Anadolu.
Në parkun natyror që ndodhet afërsisht 13 kilometra nga qendra e qytetit, shtresa e borës arriti në 5 centimetra.
"Gölcük" mori një bukuri ndryshe me reshjet e borës në muajin mars.
Vizitorët në parkun natyror shijuan pamjen me borë duke ecur përreth liqenit dhe duke bërë foto në skelë.
Pamjet e dëborës në Parkun Natyror "Gölcük" u filmuan nga ajri.