Türkiye, peshkim në "stilin eskimez" në sipërfaqen e ngrirë të liqenit Çıldır
Qyteti Kars në verilindje të Türkiyes njihet si një vend që përjeton temperatura ekstreme të ulëta gjatë stinës së dimrit, ndërkaq shpeshherë liqenet ngrijnë nga moti i ftohtë

Shkup
Qyteti Kars në verilindje të Türkiyes njihet si një vend që përjeton temperatura ekstreme të ulëta gjatë stinës së dimrit, ndërkaq shpeshherë liqenet ngrijnë nga moti i ftohtë, raporton Anadolu.
Edhe sipërfaqja e liqenit Çıldır që ndodhet në këtë qytet është mbuluar nga akulli për shkak të motit të ftohtë.
Peshkatarët peshkojnë në "stilin eskimez" në motin e ftohtë me temperatura nën zero në liqenin Çıldır, liqeni i dytë më i madh në Anadollin Lindor.
Peshkatarët të cilët përpiqen të peshkojnë në kushte të vështira dalin çdo ditë në liqen, hapin vrima në akull dhe punojnë shumë për të kapur ndonjë peshk.