Bota

Türkiye renditet e para në Evropë me 68.5 miliardë dollarë të ardhura bujqësore në vitin 2023

Yumaklı tha se vitin e kaluar Türkiye doli në krye në Evropë dhe u rendit ndër dhjetë më të mirat në mbarë botën për sa i përket të ardhurave bujqësore

Seda Tolmaç  | 01.07.2024 - Përdıtësım : 02.07.2024
Türkiye renditet e para në Evropë me 68.5 miliardë dollarë të ardhura bujqësore në vitin 2023 Foto: AA/Arkiv

Ankara

Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, İbrahim Yumaklı, ka bërë të ditur se Türkiye është renditur e para në Evropë në vitin 2023 për sa i përket të ardhurave bujqësore, përkatësisht me 68.5 miliardë dollarë të ardhura, raporton Anadolu.

Duke cituar të dhënat nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së (FAO) dhe Banka Botërore, Yumaklı tha se vitin e kaluar Türkiye doli në krye në Evropë dhe u rendit ndër dhjetë më të mirat në mbarë botën për sa i përket të ardhurave bujqësore.

Yumaklı njoftoi se të ardhurat bujqësore të Türkiyes në vitin 2023 gjithashtu u rritën për 16 për qind në baza vjetore.

“Unë i përgëzoj sinqerisht të gjithë aktorët e sektorit tonë që kontribuan në këtë sukses”, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.