Bota

Türkiye, vendi me rritjen më të shpejtë në G20 në tremujorin e fundit të 2024

Ekonomia në vendet e G20-ës u rrit me 0.9 për qind në bazë tremujore gjatë periudhës në fjalë. Në këtë periudhë Türkiye u rendit si vendi me rritjen më të shpejtë në G20 me 1.7 për qind

Nuran Erkul Kaya  | 13.03.2025 - Përdıtësım : 13.03.2025
Türkiye, vendi me rritjen më të shpejtë në G20 në tremujorin e fundit të 2024

Londër

Turqia u rendit si vendi me rritjen më të shpejtë në G20 me 1.7 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2024, transmeton Anadolu.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) njoftoi shifrat e rritjes ekonomike për tremujorin e fundit të vitit 2024 në vendet e G20.

Sipas kësaj, ekonomia në vendet e G20-ës u rrit me 0.9 për qind në bazë tremujore gjatë periudhës në fjalë. Në këtë periudhë Türkiye u rendit si vendi me rritjen më të shpejtë në G20 me 1.7 për qind.

Türkiye u pasua nga Kina dhe India me rritje prej 1.6 për qind dhe Indonezia me rritje prej 1.2 për qind për të njëjtën periudhë. Ndërkohë që ekonomia amerikane u rrit me 0.6 për qind në tremujorin e fundit të 2024, në vendet e Bashkimit Evropian u shënua rritje me 0.4 për qind dhe në Britaninë e Madhe me 0.1 për qind.

Gjatë kësaj periudhe ekonomia gjermane u tkurr me 0.2 për qind dhe Franca gjithashtu pati një tkurrje prej 0.1 për qind. Po ashtu edhe ekonomia meksikane u tkurr me 0.6 për qind në tremujorin e fundit të vitit.

Sipas shifrave kryesore të rritjes për të gjithë vitin 2024, të llogaritura nga OECD bazuar në të dhënat tremujore, vendet e G20 u rritën me 3.2 për qind në bazë vjetore në vitin 2024. Kjo normë tregoi ngadalësim sipas nivelit 3.4 për qind në vitin 2023.

India është renditur si vendi me rritjen më të lartë ekonomike në vitin 2024 me 6.7 për qind, e ndjekur nga Kina dhe Indonezia me rritje prej 5 për qind dhe Türkiye me rritje 3.2 për qind.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın