Türkiye, xhamia "Selimiye" paraqitet me një bukuri tjetër pas reshjeve të borës
Në Edirne e cila është shumë e pasur për nga veprat historike dhe kulturore, veçanërisht xhamia "Selimiye" mori një pamje ndryshe të bukur nën mbulesën e bardhë me reshjet e borës

Edirne
Simboli i qytetit Edirne në Türkiye, xhamia "Selimiye" ka marrë një bukuri tjetër pas reshjeve të borës, raporton Anadolu.
Reshjet e borës të cilat nisën në qendër të qytetit pasditen e djeshme, kanë shtuar efektin e saj në orët e mbrëmjes. Në një kohë të shkurtër, qyteti u mbulua me një shtresë të bardhë.
Në Edirne e cila është shumë e pasur për nga veprat historike dhe kulturore, veçanërisht xhamia "Selimiye" mori një pamje ndryshe të bukur nën mbulesën e bardhë me reshjet e borës.
Reshjet e borës pritet të vazhdojnë me ndërprerje në qytetin ku temperatura e motit është matur 1 gradë nën zero.