Tuğrul Çam
09 Janar 2018•Përditësim: 10 Janar 2018
ANKARA (AA) - Ambasadori i Rusisë dhe Iranit në Ankara, Aleksey Yerhov dhe Mohammad Ebrahim Taherian Fard, janë thirrur në Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, për shkak të sulmeve të regjimit në Siri kundrejt "zonës së deeskalimit" në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marrë nga burimet diplomatike, shqetësimi i Turqisë në lidhje me shkeljet e regjimit në zonat e deeskalimit në Siri i është njoftuar zyratarëve rus dhe iranian, shtetet garantuese të regjimit, nëpërmjet kanaleve ushtarake dhe diplomatike.
Theksohet se pasi që shkeljet kanë vazhduar, ambasadori rus Yerhov sot është thirrur në ministri dhe është shprehur shqetësimi dhe reagimi i Turqisë në lidhje me këtë çështje në mënyrë të fuqishme.
Gjithashtu është kërkuar që regjimit t'i jepen mesazhet e duhura për ndalimin urgjentë të shkeljeve të cilat ndodhin në drejtim të para "Kongresit për Dialogun Kombëtar Sirian" që do të mbahet më 29-30 janar në Soçi.
Në ministrinë e Jashtme gjithashtu është thirrur edhe shteti tjetër garantues i regjimit, ambasadori iranian Fard.
Shkeljet janë trajtuar edhe në takimin e sotëm të nënsekretarit të ministrisë së Jashtme të Turqisë ambasadori Ümit Yalçın me përfaqësuesit opozitar në krye me kreun e Koalicionit Kombëtar Sirian, Riad Seif.