Kübra Chohan
29 Mars 2018•Përditësim: 29 Mars 2018
ANKARA (AA) – Raundi i tretë i konsultimeve midis Turqisë dhe Pakistani lidhur me çështjet e OKB-së u mbajt dje në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi për media nga Ambasada e Pakistanit në Ankara, të dy palët diskutuan çështje që variojnë nga reformat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për të drejtat e njeriut dhe çështjet humanitare, nga refugjatët dhe lufta kundër terrorizmit, luftimin e islamofobisë dhe diskriminimit fetar, si dhe çështjet e krimit të organizuar dhe ato të migracionit.
Deklarata bëri të ditur se delegacioni turk udhëhiqej nga nënsekretari për çështje politike, ambasadori Kaan Esener, ndërsa pala e Pakistanit udhëhiqej nga sekretarja speciale Tasmin Aslam.
“Të dy palët shprehën kënaqësi të plotë në bashkëpunimin e ngushtë ekzistues midis Pakistanit dhe Turqisë në forumet shumëpalëshe, si dhe unanimitetin e pikëpamjeve mbi çështjet me rëndësi rajonale dhe ndërkombëtare”, theksohet në deklaratë.
Të dy palët poashtu ranë dakord të zgjerojnë fushën e konsultimeve dypalëshe në fusha të reja.
Konsultimet midis Pakistanit dhe Turqisë mbi çështjet e OKB-së janë pjesë e marrëdhënieve më të gjera midis dy vendeve. Raundi i parë i këtyre konsultimeve u mbajt në Ankara në shtator të vitit 2015 dhe i dyti në Islamabad në janar të vitit 2017.
Raundi i radhës do të mbahet në Islamabad.