Abdulbesar Ademi
08 Shkurt 2026•Përditësim: 08 Shkurt 2026
Entuziastë të sporteve kanë lundruar me varka me vela mbi sipërfaqen e ngrirë të lumit Navesink në New Jersey, derisa një valë e ftohti arktik ka përfshirë rajonin, raporton Anadolu.
Në Red Bank, lumi Navesink ishte kryesisht i mbuluar me akull si pasojë e temperaturave jashtëzakonisht të ulëta.
Pamjet e xhiruara me dron treguan entuziastë të sporteve që praktikonin lundrimin mbi akull, duke shfrytëzuar kushtet ekstreme të motit.
Zona verilindore e SHBA-së është goditur nga temperatura shumë nën mesatare sezonale, duke shkaktuar ngrirje të lumenjve dhe lagunave që rrallë mbulohen plotësisht me akull.
Ky sport shfrytëzon sipërfaqet e ngrira ku varkat me vela pajisen me tehe ose patina metalike, duke arritur shpejtësi të larta mbi akull.