Bota

Të paktën 11 të vdekur nga shembja e urës në veriperëndim të Kinës

Shembja u shkaktua nga reshjet e menjëhershme të shiut dhe përmbytjet e shpejta, thonë autoritetet

Alperen Aktaş  | 20.07.2024 - Përdıtësım : 21.07.2024
Të paktën 11 të vdekur nga shembja e urës në veriperëndim të Kinës

Istanbul

Të paktën 11 viktima humbën jetën pasi një pjesë e një ure autostrade në provincën Shaanxi të Kinës veriperëndimore u shemb, njofton media shtetërore, transmeton Anadolu.

Ura në qarkun Zhashui në qytetin Shangluo u shemb rreth orës 20:40 sipas kohës lokale të premten nga reshjet e papritura të shiut dhe përmbytjet, njoftoi departamenti provincial i publicitetit.

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë pesë automjete nga një lumë ndërsa përpjekjet kanë vazhduar për të arritur tek të mbijetuarit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın