Bota

Të paktën 16 të vdekur nga përmbytjet në Argjentinë

"Ka 16 vdekje të konfirmuara, por ka të ngjarë të ketë më shumë", tha kryetari i Bashkisë së Bahia Blancas, Federico Susbielles në X

Ekip  | 10.03.2025 - Përdıtësım : 10.03.2025
Të paktën 16 të vdekur nga përmbytjet në Argjentinë

Ankara

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në Argjentinë, transmeton Anadolu.

Zyrtarët në Argjentinë njoftuan se është rritur numri i viktimave në qytetin portual Bahia Blanca të goditur nga përmbytjet.

"Ka 16 vdekje të konfirmuara, por ka të ngjarë të ketë më shumë", tha kryetari i Bashkisë së Bahia Blancas, Federico Susbielles në X.

Në Bahia Blanca ku u përmbytën shtëpi dhe biznese, u raportua se ende nuk ka energji elektrike dhe se po pritet tërheqja e ujërave ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë pandërprerë.

Ministrja e Sigurisë, Patricia Bullrich dhe ministri i Mbrojtjes Luis Petri inspektuan Bahia Blancan e goditur nga përmbytjet.

Sipas mediave lokale, numri i të evakuuarve në qytetin e Bahia Blancas ka kaluar mbi 900.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın