Bota

Të paktën 19 palestinezë të vrarë si pasojë e sulmeve të Izraelit në Gaza

Ushtria izraelite sulmoi gjithashtu një shkollë, ku ishin të strehuar të zhvendosurit, në lagjen Et-Tuffah në lindje të qytetit të Gazës

Gülşen Topçu  | 01.10.2024 - Përdıtësım : 01.10.2024
Të paktën 19 palestinezë të vrarë si pasojë e sulmeve të Izraelit në Gaza

Istanbul

Të paktën 19 palestinezë janë vrarë si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite në vende të ndryshme të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, bazuar në burimet shëndetësore, të paktën 13 palestinezë në mesin e tyre edhe fëmijë kanë humbur jetën pas sulmeve të kryera në disa shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Ushtria izraelite sulmoi gjithashtu një shkollë, ku ishin të strehuar të zhvendosurit, në lagjen Et-Tuffah në lindje të qytetit të Gazës.

Sipas informacioneve të marra nga burimet shëndetësore, nga sulmi kanë humbur jetën 6 persona.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın