Bota

Të rinjtë në Kenia krijojnë të ardhmen e tyre nga hekurishtet

Nisma e trajnimit profesional, e cila përfshin dhjetëra të rinj, u siguron pjesëmarrësve të ardhura ditore nga 5 deri në 10 dollarë amerikanë, ndërkohë që i ndihmon ata të zhvillojnë aftësi teknike

Dzihat Aliju  | 14.04.2025 - Përdıtësım : 14.04.2025
Të rinjtë në Kenia krijojnë të ardhmen e tyre nga hekurishtet

Shkup

Artizanët e rinj në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, transformojnë hekurishtet në automjete të modifikuara, njësi robotike të automatizuara dhe soba portative për ngrohje me biomasë në rajonin Kariokor, raporton Anadolu.

Nisma e trajnimit profesional, e cila përfshin rreth 30 të rinj, u siguron pjesëmarrësve të ardhura ditore nga 5 deri në 10 dollarë amerikanë, ndërkohë që i ndihmon ata të zhvillojnë aftësi teknike.

Programi synon gjithashtu të parandalojë kthimin e të rinjve drejt krimit dhe abuzimit me substancat.

Të rinjtë që prodhojnë me materiale të ricikluara nga burimet vendase japin shembull edhe për sa i përket qëndrueshmërisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın