Büşra Selvi Öğütcen
06 Korrik 2017•Përditësim: 06 Korrik 2017
LINCOLN (AA) – Në shtetin federal Montana të SHBA-ve është regjistruar një tërmet me magnitudë prej 5.8 ballësh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra e Hulumtimeve Gjeologjike të SHBA-ve (USGS) njoftoi se tërmeti i cili ka ndodhur 10 kilometra në juglindje të bazës qendrore të qytetit Lincoln, është në thellësi prej 4 kilometrash.
Pas tërmetit i cili nuk shkaktoi pasoja në njerëz dhe dëme materiale u ndie edhe një lëkundje.
Tërmeti është ndier edhe në kryeqytetin e shtetit në Helena, i cili ndodhet 55 kilometra nga baza qendrore.