Murat Karadağ
31 Maj 2023•Përditësim: 01 Qershor 2023
Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur Zelandën e Re, transmeton Anadolu.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në Ishujt Auckland.
Sipas përcaktimeve të para, nga tërmeti me magnitudë 6.2 ballë që ndodhi 33 kilometra nën tokë, nuk ka patur viktima apo dëme materiale.
Pas tërmetit nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.