Alma Çekovic
21 Mars 2016•Përditësim: 21 Mars 2016
WASHINGTON (AA) - Një tërmet i fuqishëm prej 6.6 ballësh sipas shkallës së Rihterit, është regjistruar në ujërat e Paqësorit tek gadishulli Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç bëri të ditur Instituti amerikan Gjeologjik nuk ka rrezik për ndonjë cunami.
Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 65 kilometrash, 225 kilometra në jugperëndim të ishujve Komandirsk. Dridhja është ndier në pjesët e mëdha të gadishullit, por nuk raportohet për viktima eventuale apo dëme materiale.