Ahmet Dursun
19 Prill 2018•Përditësim: 19 Prill 2018
ANKARA (AA) - Një tërmet prej 5.9 ballësh sipas Rihterit ka goditur qytetin Kaki të provincës Bushehr në Iran, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Qendra Sizmologjike pranë Institutit Gjeofizik në Universitetin e Teheranit, tërmeti me epiqendër në Kaki ka ndodhur në orën 6:34 sipas kohës lokale me thellësi 18 kilometra nën sipërfaqen e tokës.
Autoritetet e vendit ende nuk kanë dalë me deklarata në lidhje me një numër të mundshëm të personave të vdekur ose të plagosur.
Provinca Bushehr e cila gjendet në afërsi të Gjirit Persik është vendi ku gjendet centrali i vetëm bërthamor i Iranit.