Emel Öz Gözellik
29 Prill 2017•Përditësim: 29 Prill 2017
ANKARA (AA) - Një tërmet prej 6,8 ballësh sipas Rihterit ka goditur pjesën jugore të Filipineve, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra Amerikane e Hulumtimeve Gjeologjike (USGS) ka njoftuar se tërmeti prej 6,8 ballësh me epiqendër 31 kilometra në jugperëndim të Balangonanit në jug të Filipineve është regjistruar në thellësi prej prej 41,7 kilometrash.
Ndërkaq, Qendra e Paralajmërimeve për Cunami në Paqësor ka alarmuar se pas tërmetit, në Filipine dhe përreth mund të ndodh cunami.