Bota

Ukraina: Dy të vrarë dhe 58 të plagosur në sulmet ajrore ruse në Kharkiv dhe Sumy

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se ndërtesa të banimit dhe infrastruktura civile ishin në shënjestër të sulmit në Kharkiv dhe se përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë

Davit Kachkachishvili  | 18.04.2025 - Përdıtësım : 19.04.2025
Ukraina: Dy të vrarë dhe 58 të plagosur në sulmet ajrore ruse në Kharkiv dhe Sumy

Kiev

Të paktën dy persona janë vrarë dhe 58 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore ruse në qytetet Kharkiv dhe Sumy, njoftuan sot autoritetet ukrainase, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në Telegram, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës (DSNS) tha se ushtria ruse ka kryer një sulm me raketa në qytetin e Kharkivit.

Në deklaratë thuhet se ndërtesa të banimit dhe infrastruktura civile ishin në shënjestër të sulmit dhe se përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në vendngjarje.

Në deklaratë thuhet se të paktën një person është vrarë dhe 57 persona, përfshirë pesë fëmijë, janë plagosur.

Paralelisht, Prokuroria e Rajonit Sumy tha në një deklaratë me shkrim se një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm me dron të kryer nga ushtria ruse në qytetin Sumy.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın