Bota

Ukraina: Një i vrarë dhe 23 të plagosur në sulmin ajror rus në Zaporizhzhia

Disa objekte dhe një institucion arsimor janë dëmtuar, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave

Burç Eruygur  | 22.04.2025 - Përdıtësım : 23.04.2025
Ukraina: Një i vrarë dhe 23 të plagosur në sulmin ajror rus në Zaporizhzhia

Istanbul

Ukraina tha sot se të paktën një person është vrarë dhe 23 të tjerë janë plagosur në një sulm ajror rus në qytetin juglindor të vendit, Zaporizhzhia, transmeton Anadolu.

“Sipas të dhënave të përditësuara, 23 persona u plagosën, duke përfshirë katër fëmijë, si rezultat i sulmeve ajrore ruse ... në Zaporizhzhia”, thuhet në një deklaratë të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave.

Shërbimi shtoi se disa ndërtesa nëntëkatëshe dhe një institucion arsimor janë shkatërruar pjesërisht dhe makina kanë marrë flakë.

Punonjësit e urgjencës kanë shuar zjarrin dhe kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit.

Guvernatori i Zaporizhzhias, Ivan Fedorov, tha në një deklaratë të veçantë se të katër fëmijët e lënduar po trajtohen në spital dhe janë në gjendje të moderuar.

Autoritetet ruse nuk e kanë komentuar menjëherë sulmin.

Zaporizhzhia është 40 kilometra nga vija e frontit me Moskën dhe është goditur shpesh nga sulmet ajrore gjatë luftës trevjeçare në Ukrainë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın