Bahtiyar Abdülkerimov
26 mars 2022•Përditësim: 26 mars 2022
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se në 24 orët e fundit janë neutralizuar 170 ushtarë rusë dhe janë shkatërruar 42 automjete ushtarake të ushtrisë ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës thuhet se në 24 orë janë zbrapsur në mënyrë të suksesshme 9 sulme të ushtrisë ruse dhe se në këtë kuadër ushtria ukrainase u ka shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse.
"Si rezultat i veprimeve të suksesshme të ushtrisë së Ukrainës, në 24 orët e fundit janë neutralizuar 170 ushtarë rusë", thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se në luftime janë shkatërruar 42 mjete ushtarake të ushtrisë ruse, përfshirë 3 avionë, 3 mjete ajrore pa pilot dhe 8 tanke.