Ruslan Rehimov
01 Prill 2022•Përditësim: 02 Prill 2022
KIEV (AA) - Si pasojë e sulmeve të ushtrisë ruse në Ukrainë kanë humbur jetën 153 fëmijë ndërsa 245 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës thuhet se në bombardimet e ushtrisë ruse janë dëmtuar 859 institucione arsimore, ndërsa 83 prej tyre janë shembur plotësisht.
Që nga 24 shkurti kur Rusia filloi sulmet e saj e deri më tani kanë humbur jetën 153 fëmijë ndërsa 245 të tjerë janë plagosur.