Davit Kachkachishvili
25 Shtator 2025•Përditësim: 26 Shtator 2025
Drejtoria Kryesore e Inteligjencës (GUR) e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës njoftoi se dy avionë transporti rusë An-26 u shkatërruan në një operacion të kryer në Krimenë e aneksuar në mënyrë të paligjshme, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga llogaria Telegram e GUR thuhet se u sulmuan avionët rus transportues të llojit An-26 dhe sistemet e radarit të vendosura në Krime.
Në deklaratë thuhet se sulmi u krye nga njësia speciale "Primary" e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës, duke përdorur mjete ajrore pa pilot (dronë). Si pasojë e sulmit njoftohet se u "dogjën" dy avionët transporti An-26.
Gjithashtu në deklaratë vihet në dukje se sulme u kryen edhe kundrejt disa sistemeve të radarit në rajon.
Në një deklaratë me shkrim të bërë në të njëjtën llogari të Forcave Ajrore të Ushtrisë Ukrainase theksohet se u rrëzua një avion luftarak rus Su-34, i cili po lëshonte bomba ajrore të drejtuara drejt qytetit të Zaporizhzhias.