Ukraina thotë se Rusia e sulmoi me raketë balistike
Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se ushtria ruse në sulmet e sotme ajror kundër vendit ka përdorur bomba të ndryshme, përfshirë edhe raketën balistike ndërkontinentale
Kiev
Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se ushtria ruse në sulmet e sotme ajror kundër vendit ka përdorur bomba të ndryshme, përfshirë edhe raketën balistike ndërkontinentale, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim të Forcave Ajrore të Ukrainës në Telegram thuhet se ushtria ruse mëngjesin e sotëm kreu sulm ajror ndaj qytetit Dnipro të Ukrainës.
"Në sulm u përdor edhe një raketë balistike ndërkontinentale e cila u lëshua nga rajoni Astrakhan i Rusisë. Territoret e Ukrainës u shënjestruan me raketën hipersonike 'Kh-47M2 Kinjal' që u lëshua nga avioni luftarak 'MiG-31K' dhe me raketën lundruese 'KH-101' të hedhur nga avioni bombardues strategjik 'Tu-95MS'", thuhet në deklaratë.
Më tej bëhet e ditur se në sulm u vendosën në objektiv zonat industriale dhe infrastruktura kritike në qytetit Dnipro. "Nuk është marrë ende informacion rreth të vdekurve dhe të plagosurve", theksohet në deklaratë.
Për shkak të sulmeve në qytete të ndryshme të Ukrainës, kryesisht në Kiev ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.