Ekip
29 Maj 2023•Përditësim: 29 Maj 2023
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi njoftoi se rusët kanë lëshuar 11 raketa "Iskander" në rajonin e Kievit dhe se të gjitha raketat u shkatërruan plotësisht, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Zaluzhnyi tha se rusët kanë kryer sulme me raketa në territorin e Ukrainës dy herë brenda një dite.
Ai vuri në dukje se ushtria ruse ka kryer sulm me raketa balistike në rajonin e Kievit rreth orës 11:30 sipas kohës lokale. Zaluzhnyi tha se "Nga veriu u lëshuan 11 raketa të llojit 'Iskander-M' dhe 'Iskander-K'. Të gjitha objektivat u shkatërruan në ajër nga forcat tona ajrore".