Ruslan Rehimov
20 prill 2022•Përditësim: 20 prill 2022
Ushtria ruse, e cila i shpalli luftë Ukrainës ka humbur 20.900 ushtarë, 171 avionë, 150 helikopterë dhe 815 tanke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës bëri një deklaratë në lidhje me humbjet e ushtrisë ruse nga 24 shkurti deri më 20 prill.
Sipas deklaratës, 20.900 ushtarë rus humbën jetën dhe u rrëzuan 171 avionë dhe 150 helikopterë rusë si dhe u shkatërruan 815 tanke, 2.087 automjete të blinduara, 391 topa, 136 sisteme raketash dhe 67 sisteme të mbrojtjes ajrore ruse.
Forcat ruse humbën gjithashtu 1.504 automjete, 8 anije dhe skafe të lehta, 76 automjete me karburant dhe 165 dronë.
Në një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes më 25 mars, u njoftua se 1.351 ushtarë rusë humbën jetën në Ukrainë.