Ruslan Rehimov
09 Prill 2022•Përditësim: 10 Prill 2022
Ushtria e Ukrainës tha se forcat ruse kanë humbur 19.100 ushtarë në luftën midis dy vendeve, së bashku me 151 avionë, 136 helikopterë dhe 705 tanke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë me shkrim ndau të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës nga 24 shkurti deri më sot.
19.100 trupa ruse thuhet se janë vrarë, ndërsa 151 avionë, 136 helikopterë, 705 tanke, 1.895 automjete të blinduara, 335 sisteme artilerie, 108 sisteme raketahedhëse dhe 55 sisteme të mbrojtjes ajrore janë shkatërruar.
Forcat ruse kanë humbur gjithashtu 1.363 automjete, 7 anije dhe skafe të lehta, 76 automjete karburanti dhe 112 mjete ajrore pa pilot.