Ali Cura
10 Prill 2019•Përditësim: 11 Prill 2019
Qeveria e Ukrainës ka vendosur të zgjerojë sanksionet ekonomike kundër Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë i Ukrainës, Stepan Kubiv, në një deklaratë tha se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar vendimi që përfshin zgjerimin e sanksioneve për ndryshimin në listën e produkteve që prodhohen në Rusi dhe importohen në Ukrainë.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë njoftoi se në listën e sanksioneve janë përfshirë edhe disa produkte të tilla si pajisjet elektronike që blihen nga Rusia të cilët përdoren në punët e hekurudhave, pajisjet e automatizimit dhe komunikimit dhe pjesë këmbimi për vagonë.
Në listën e produkteve që i nënshtrohen sanksionit janë të përfshirë produktet ruse që përdoren në paketimin e ushqimeve-pijeve dhe ambalazhimit si shishe, kanaçe dhe produkte të ngjashme.
Për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe krizës në lindje të Ukrainës, administrata e Kievit që nga viti 2014 ka vendosur kufizime të ndryshme ekonomike kundër Moskës.
Në mesin e kufizimeve në fjalë përfshihet ndalimi për importimin e drejtpërdrejtë të gazit natyror nga Rusia, ndalimet ndaj bankave ruse dhe kufizimin e trafikut ajror mes dy vendeve.
Ndërsa Rusia me një dekret që hyri në fuqi më 1 nëntor 2018, filloi të zbatojë kufizimet ekonomike kundrejt 322 shtetasve të Ukrainës dhe ndaj 68 kompanive të Ukrainës.
Ndërkohë edhe Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, nënshkroi muajin e kaluar një dekret për miratimin e sanksioneve shtesë kundër Rusisë të cilat përshinin gjithsej 294 institucione dhe 843 persona.